Angelina Jolie është bërë përdoruesja më e shpejtë në Instagram që ka fituar një milion ndjekës.
Aktorja 46-vjeçare iu bashkua rrjetit të famshëm social gjatë fundjavës dhe ajo shpejt ka grumbulluar miliona ndjekës në Instagram, shkruan DailyMail.
Aktorja e “Eternals” tejkaloi Rupert Grint dhe Sir David Attenborough për këtë rekord, pasi ajo grumbulloi 2.1 milionë ndjekës të rinj në më pak se tri orë.
Ndërsa tani numëron mbi 9 milionë ndjekës.
Jolie nuk ka pasur asnjëherë më parë logari në Instagram ndërkohë që vendosi të hapë një të tillë për ndërgjegjësimin e situatës në Afganistan.