Në Angli, një person i veshur me një kostum të ‘Spider-man’-it (njeriu merimangë) sulmoi blerësit dhe punonjësit në një supermarket, pas incidentit 5 persona u arrestuan, transmeton Kosova Post.
Në një incident që ndodhi në një supermarket në Londër, kryeqyteti i Anglisë, një person i veshur me një kostum njeriu merimangë sulmoi blerësit dhe punonjësit në supermarket.
5 persona u ndaluan
Ekipet policore u dërguan në vendngjarje pas njoftimit. Policia Metropolitane e Londrës deklaroi se një grua u dërgua në spital me lëndime të lehta në sulm dhe 5 persona të moshës madhore u arrestuan.
Momenti i sulmit të personit me kostumin e “njeriut merimangë” u regjistrua nga njerëzit përreth me celularët e tyre. Në pamjet, u pa që burri me kostumin e “njeriut merimangë” sulmoi një grua duke shkelmuar dhe grushtuar, dhe kishte një përleshje midis punëtorëve dhe klientëve në zonën e magazinës në supermarket./KosovaPost/.