Greqia, e cila tregoi një interes të madh për anijen pas njoftimit se anija e katërt e shpimit të Turqisë Abdulhamid Han do të fillonte detyrën, nuk është e rehatshme edhe pse anija filloi të operonte në pikën e parë të misionit. Duke u shprehur se janë në gatishmëri 72 orëshe, shtypi grek shprehet se shqetësimet e tyre vazhdojnë edhe sot. Nga ana tjetër, shtypi grek, i cili më parë kishte zhvilluar 3 skenarë të ndryshëm për misionin e anijes, sot u shtua edhe një skenar i ri dhe ku pretendohet se anija Abdulhamid Han mund të ndalet përmes kërcënimit nga Serbia dhe skenari tjetër ku anija do ta merrte përgjegjësinë edhe rreth Evros, transmeton KosovaPost.
Vlen të përmendet se Greqia, e cila përgjithësisht ishte fokusuar në 3 skenarë më parë, deklaroi një fushë tjetër të re.
Sipas pretendimit të gazetës greke, Turqia mund të punojë edhe në ngushticën Evros dhe në ishujt afër saj, që është rruga e për ikjen e anëtarëve të organizatës terroriste FETO dhe anëtarëve të PKK-së që përpiqen të largohen nga vendi përmes Greqisë.
Gazeta e bazoi këtë pretendim në deklaratën se më shumë se 8 mijë terroristë kishin hyrë në territorin grek në një artikull të botuar nga Daily Sabah më 9 gusht.
Pasi që presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan njoftoi misionin e parë të anijes, gazeta greke Ta Nea shkroi:
“A duhet të heqim rojet tona nga Deti Mesdhe dhe të hyjmë në negociata me Serbinë që t’ia pranon kushtet e Albin Kurtit…
Nuk është e mundur”.
Gazeta theksoi se për këtë situatë shpresojnë në ndihmë nga Rusia dhe pretendon se në gatishmëri është edhe Kina.
Nga ana tjetër, në fund të lajmit theksohej se Greqia do të bënte gjithçka brenda kornizës së ligjit për të ‘fajësuar Turqinë’./KosovaPost