Ushtria kineze, thotë se anija luftarake amerikane USS Benfold, ka hyrë ilegalisht në ujërat kineze pranë ishullit Parasel (Kinez – Sisha), transmeton Kosova Post.
“USS Benfold hyri në ujërat e Parassel pa lejen e qeverisë kineze, duke shkelur seriozisht sovranitetin kinez dhe duke minuar stabilitetin e Detit të Kinës Jugore. Ne i apelojmë Shtetve të Bashkuara të ndalojnë menjëherë veprimet provokuese”, thuhet në njoftimin e Komandës Jugore të Ushtrisë Çlirimtare të Popullit të Kinësa.
Ishujt Paracel ndodhen në Detin e Kinës Jugore.
Marina e SH.B.A.-së nuk ka komentuar mbi çështjen deri më tani.
Në një deklaratë me shkrim të dielën, Sekretari i Shtetit i SHBA Anthony Blinken deklaroi se liria e lundrimit është me interes të përhershëm për të gjitha kombet.
“Kur bëhet fjalë për rregullat detare, nuk ka kërcënim më të madh sesa në Detin e Kinës Jugore. Republika Popullore e Kinës vazhdon të frikësojë vendet e Azisë Jugore, duke kërcënuar lirinë e lundrimit në këtë pasazh të rëndësishëm global,” tha Blinken.