Gjatë konsultimeve do të trajtohen marrëdhëniet bilaterale, si dhe do të shkëmbehen pikëpamjet mbi zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare, transmeton Kosova Post.
Konsultimet politike mes Turqisë dhe Iranit do të mbahen nesër në Ankara, nën kryesimin e zëvendësministrave të jashtëm të të dyja vendeve, shkruan AA.
Në njoftimin e bërë nga Ministria e Jashtme e Turqisë, konfirmohet se bisedimet për konsultime politike do të mbahen nesër nën kryesimin e zv/ministrit të Punëve të Jashtme të Turqisë, Sedat Önal dhe zv/ministrit të Jashtëm të Iranit, Ali Bagheri Kani.
Gjatë konsultimeve do të trajtohen marrëdhëniet bilaterale, si dhe do të shkëmbehen pikëpamjet mbi zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare.