Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka komentuar ankesën e Listës Serbe ndaj Qeverisë Kurti në Gjykatën Kushtetuese.
Miftaraj shkruan se kërkesa e Listë Serbe nuk gjen mbështetje as në Kushtetutë as në dokumentin e Ahtisarit.
“Privilegjet e ofruara nga qeveritë e kaluara jo domosdoshmërisht kanë qene praktika të mira dhe të mbeshtetura në Kushtetutë”, ka shkruar Miftaraj në Facebook.
Postimi i plotë:
E drejta për të ngritur çështje kushtetuese i takon çdo pale të autorizuar.
Sidoqoftë, kërkesa e Listes Serbe nuk gjen mbështetje as në Kushtetute as ne dokumentin e Ahtisarit.
Privilegjet e ofruara nga qeveritë e kaluara jo domosdoshmërisht kanë qene praktika të mira dhe të mbeshtetura në Kushtetutë.
E drejta e garantuar me Kushtetutë dhe privilegjet e fituara në marrëveshje politike dallojnë.
Në rastin konkret kemi te bejme me privilegje dhe jo te drejte te garantuar me Kushtetute.