“Sipas informatave që kemi nga shtabet tona ka pasur probleme me energjinë elektrike në disa qendra të votimit, por që janë tejkaluar, pra procesi zgjedhor po shkon kryesisht në rregull”, u tha në konferencë.
AAK përgëzoi të gjithë të rinjtë për pjesëmarrjen në këto zgjedhje, përcjell Klankosova.tv.
“Sot mbi 40 mijë qytetarë për herë të parë fitojnë të drejtën e pjesëmarrjes në këto zgjedhje.I përgëzojmë të gjithë këta të rinjtë të cilët nga sot bëhen pjesë e vendimarrjes, si dhe iu bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve për dalje sa më masive në këtë proces”, u tha tutje në këtë konferencë.