Kandidatit për kryetar të Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinajt, nuk i ka pëlqyer ideja e shtyrjes së zgjedhjeve, transmeton Kosova Post.
Ai ka thënë se tentimi për shtyrje të zgjedhjeve është ikje nga përgjegjësia përballë qytetarëve.
Haradinaj ka shkruar se 17 tetori duhet të jetë dita e vlerësimit për ta.
Ky është reagimi i tij i plotë:
“Tentimi për shtyerjen e zgjedhjeve është dëshmi e qartë e ikjes nga përgjegjësia përballë qytetarëve. Pas qindra humbjeve të jetës së qytetarëve, këta zotërinjtë nuk e morën guximin një ngushëllim ta bëjnë për familjet e viktimave e as një vizitë në Infektivë e repartet e tjera. Prandaj në demokraci zgjedhjet janë mjeti më i mirë i vlerësimit. 17 tetori duhet të jetë dita e vlerësimit për ta”, ka shkruar ai.