Vojislav Sheshel në programin e mëngjesit ka folur për shumë tema aktuale, ndër to edhe për çështjen e Kosovës, Republikës Serbe, çështja me Malin e Zi, por edhe për dënimin e Ivan Todosijeviqit në Prishtinë, transmeton Kosova Post.
Duke folur për çështjen e Kosovës, Sheshel ka thënë se në të gjitha temat e lartpërmendura, Serbia do të jetë nën presionin ndërkombëtarë.
“Presim presion të madh nga jashtë, dhe amerikanët dhe perëndimorët e tjerë do të investojnë shumë para në të gjitha instrumentet anti-serbe në Serbi, OJQ që janë në listën e tyre të pagave , media, parti politike. Do të ketë përsëri shuma dollarësh në tregun e zi, më shumë se sa euro. Do të ketë presion përmes mediave të caktuara që paguhen nga ato shërbime”, tha Sheshel, shkruan Tv Happy.
Ndërkohë që për rastin e Todosijeviqit, Sheshel tha se ai u dënua për një deklaratë verbale dhe me vendimin e Gjykatës Themelore, Kosova ka shkelur Marrëveshjen e Brukselit. Sheshel ka kërkuar që Gjykata të rinovoj ve4ndimin e saj, sepse tha ai Todosijeviq nuk mund të dënohet për deklaratë verbale./Kosova Post/