Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken arriti në Berlin të mërkurën.
Ai është në një vizitë evropiane e që fillimisht ndalet në Gjermani për të vazhduar tutje në Francë, Itali dhe në Qytetin e Vatikanit.
Është planifikuar që Blinken të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe ministrin e Jashtëm Heiko Maas.
Gjatë qëndrimit në Gjermani, Blinken do të marrë pjesë në Konferencën e Dytë të Berlinit mbi Libinë, ku ai do të takohet me udhëheqës libianë dhe të tjerë, raporton AP.