Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë ka njoftuar se do të thërras seancë të jashtëzakonshme në lidhje me anulimin e shkëmbimit të pronave në Badoc.
“Lëvizja VETËVENDOSJE!, do thërras sërish nesër seancë të jashtëzakonshme, për anulimin e shkëmbimit të pronave në Badoc, e cila do të mbahet të enjten. Ftojmë të gjitha subjektet politike të bashkohen në këtë nismë jetike për mbrojtjen e pronës publike. Është koha për veprime konkrete e jo fjalë. Andaj duhet të veprojmë sa më parë!”, thuhet në njoftim.