Sot më 6 mars, Senati i Universitetit të Sarajevës anuloi diplomën e magjistraturës së shkencave mjekësore të Sebija Izetbegoviq, drejtoreshë e Qendrës Klinike Universitare në Sarajevë, transmeton Kosova Post.
Vendimi është marrë me 30 vota “pro”, 5 “kundër” dhe 6 “abstenim”, dhe zyrtarisht është shpjeguar se ajo “nuk i ka përmbushur të gjitha detyrimet e provimit në Fakultetin e Mjekësisë në Sarajevë.
Sebija Izetbegoviq është anëtare e Partisë udhëheqëse Boshnjake të Veprimit Demokratik (SDA) dhe është gruaja e Bakir Izetbegoviç, presidenti i kësaj partie politike.
Senati pranoi analizën e komisionit, i cili u emërua më 1 shkurt me detyrë që të analizojë dokumentacionin e mbledhur dhe të verifikojë besueshmërinë e dokumenteve për studimet pasuniversitare të Sebija Izetbegoviq.
Komisioni, i udhëhequr nga Muhamed Ajanoviq, dekan i Fakultetit të Stomatologjisë, ka identifikuar një sërë mangësish dhe i ka dërguar Senatit propozim zyrtar për anulimin e masterit të drejtorit të KCUS-it.
“Kontestohet që masteri nuk është dorëzuar në Universitet dhe se nuk ekziston, sot një nga prodekanet deklaroi se znj Izetbegoviq nuk e ka pasur asnjëherë atë diplomë në dorë, dhe nuk ka çertifikatë të provimeve të mbartura nga Zagrebi. Ne kemi marrë një akt zyrtar nga Zagrebi se nuk mund të lëshojnë vërtetimin e vlefshmërisë së indeksit, nëse provimet do të njiheshin do të duhej të ishin në indeksin e saj të Sarajevës”, tha rektori i Universitetit të Sarajevës, Rifat Shrijelj./KosovaPost/.


























