Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka komentuar aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, ku tha se tashmë Kosova i plotëson të gjitha kriteret.
Sipas Çitakut, përjashtimi i Rusisë nga kjo organizatë ia ka hapur derën Kosovës që të anëtarësohet.
“Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Europës. Ne i plotësojmë të gjitha kriteret dhe tani, me Rusinë e përjashtuar nga organizata, rruga jonë duhet të jetë e qartë”, ka shkruar ajo në Twitter.
Kosova të enjten e ka dorëzuar zyrtarisht aplikimin e saj për anëtarësim në KE.
It is now confirmed, #Kosovo has started the application process. 👏🇽🇰👏 https://t.co/km294ebyxB
— Vlora Çitaku 🇽🇰 (@vloracitaku) May 12, 2022