Në këtë drejtim, kjo ministri ka njoftuar të gjithë klientët e bankave si dhe publikun e gjerë se gjatë aplikimit për kredi konsumuese në bankën e tyre ata duhet të ndjekin procedurat standarde për aplikim.
Udhëzimet për kredi konsumuese të publikuar Ministria e Financave:
Kush mund të përfitojë?
Të gjithë personat që marrin kredi konsumuese deri në shumën 10 000 euro, nga data 1 tetor 2021 e tutje, do të mund të aplikojnë për subvencionim të kredisë.
Sa është shuma e subvencionimit?
Shuma që përfiton secili aplikues që kualifikohet është 10 për qind e shumës së kredisë, deri në maksimumin prej 300 euro.
Shembull:
Nëse kredia është 3 000 euro, subvencionimi do të jetë 300 euro.
Nëse kredia është 5 000 euro, subvencionimi do të jetë 300 euro.
Çka duhet të bëni për të përfituar?
Pasi të keni marrë kredinë nga një institucion financiar i licencuar, duhet të plotësoni formularin për aplikim në “e-Kosova”.
Pas konfirmimit të saktësisë së aplikacionit, subvencioni paguhet në llogarinë bankare të kredimarrësit.
Me këtë masë synohet mbështetja e likuiditetit familjar, për të mbuluar shpenzimet sezonale familjare, shpenzimet e shkollës, mbylljen e bilanceve të kredit kartelave, apo çfarëdo shpenzimi tjetër që sadopak do të lehtësonte barrën e familjes.