Apple Maps tashmë ka rregulluar emërtimet e qyteteve dhe fshatrave të Kosovës.
Këta emra tashmë do të shkruhen në gjuhën shqipe dhe jo në atë serbe.
Më herët Apple Maps nuk e kishte as emrin e shtetit të Kosovës në aplikacionin e saj, por ai u vendos pas një peticioni të bërë nga qytetarët e Kosovës.
Pasi emri i shtetit të Kosovës u vendos në Apple Maps, emrat e qyteteve dhe fshatrave kishin mbetur ende në gjuhën serbe, por ato kanë ndryshuar para disa ditësh dhe janë bërë të gjitha në gjuhën shqipe.ge