Një faqe e re po hapet në marrëdhëniet mes Turqisë dhe Arabisë Saudite, ku prej kohësh fryjnë erëra të ftohta, transmeton KosovaPost.
Presidenti Recep Tayyip Erdogan, pas një pauze të gjatë, po bën një vizitë historike në Arabinë Saudite.
Me vizitën e presidentit Erdogan priten zhvillime të rëndësishme në shumë fusha nga ekonomia deri te industria e mbrojtjes.
Është edhe kuriozitet se si do të ndikojë kjo vizitë e realizuar pas 4.5 vitesh në marrëdhëniet mes dy vendeve.
Analisti i ORSAM, Dr. İsmail Sarı duke komentuar vizitën e Erdogan në Saudi tha, “Unë shoh që në përmirësimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, sauditët vënë më shumë theks në aspektin e sigurisë. Për të përfituar nga arritjet e Turqisë në industrinë e mbrojtjes dhe për ta përdorur këtë për sigurinë e tyre.”/KosovaPost/.