Ministri i punëve të jashtme të Arabisë Saudite duke thënë se veprimi i disa grupeve në rajon po shkakton shqetësim për Riadin, deklaroi se vendi i tij mirëpret dialogun me Iranin, transmeton Kosova Post.
Kanali televiziv Al Jazira njoftoi se Fejsal bin Farhan, ministri i punëve të jashtme të Arabisë Saudite, i ka quajtur pozitive qëndrimet e Iranit dhe të Arabisë Saudite ndaj bisedimeve të fundit që kanë filluar disa muaj më parë në Irak dhe u shpreh optimist se këto bisedime do të rezultojnë me mbylljen e kapitullit të mëparshëm.
Ministri i punëve të jashtme të Arabisë Saudite po flet për sigurinë e rajonit në kohën kur vendi i tij që nga gjashtë vite më parë me fillimin e agresionit ushtarak të gjithanshëm kundër Jemenit, ka vendosur bllokadë të hekurt ndaj këtij vendi dhe deri më tani ka vrarë me mijëra jemenas dhe ka shpërngulur me miliona të tjerë nga shtëpitë e tyre.
Fejsal bin Farhan gjithashtu në lidhje me këtë se Arabia Saudite në çfarë rrethana do ta njehë zyrtarisht regjimin sionist, pretendoi se prioritet i parë i Riadit aktualisht është kthimi i Izraelit dhe Palestinës në tryezën e negociatave, për arsye se paqja dhe stabiliteti nuk do të vendoset në rajon deri në kohën kur të zgjidhet kjo çështje kryesore në rajon.
Sipas pretendimit të ministrit të jashtëm të Arabisë Saudite, deri në kohën kur palestinezët nuk arrijnë në një shtet të pavarur me kryeqytet Kodsin dhe të fitojnë të drejtën për të jetuar në rrethana të përshtatshme, Riadi nuk do ta njohë zyrtarisht regjimin sionist.
Muhamed bin Selman, princi i kurorës së Arabisë Saudite, më parë në një intervistë që u transmetua nga televizioni shtetëror i Arabisë Saudite, ka thënë: “Politika e jashtme e Arabisë Saudite është e bazuar në interesat e saj dhe Arabia Saudite po bënë përpjekje që ta forcojë koalicionin me të gjithë partnerët e vet në botë dhe është e interesuar për vendosjen e marrëdhënieve të mira dhe të dalluara me Iranin”.
Ndërkohë Sa’id Khatibzade, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, ka reaguar ndaj këtyre deklaratave të princit të kurorës së Arabisë Saudite dhe ka thënë se Irani me paraqitjen e planeve për dialog dhe bashkëpunim në rajonin e Gjirit Persik, po i prin rrugës për marrëdhënie të mira dhe bashkëpunim rajonale dhe mirëpret ndryshimin e tonit të deklaratave të autoriteteve saudite.