Forcat e koalicionit të drejtuara nga Arabia Saudite, e cila mbështet qeverinë në Jemen, njoftuan se kanë neutralizuar 4 raketa balistike dhe dy dronë që u përkisnin Huthive, transmeton Kosova Post.
Forcat e koalicionit të drejtuara nga Arabia Saudite, e cila mbështet qeverinë në Jemen, njoftuan se kanë neutralizuar 4 raketa balistike dhe dy mjete ajrore pa pilot (UAV) që u përkisnin Huthive të mbështetur nga Irani, shkruan AA.
Në deklaratën e forcave të koalicionit për agjencinë zyrtare të lajmeve të Arabisë Saudite SPA, thuhet se Huthit e mbështetur nga Irani lëshuan 2 dronë të mbushura me bomba dhe 4 raketa balistike në rajonin jugor të Arabisë Saudite.
Në deklaratë thuhet se dronët dhe raketat në fjalë u neutralizuan nga Forcat e Mbrojtjes Ajrore të Arabisë Saudite.
Lidhur me këtë çështje nuk është dhënë asnjë deklaratë nga Huthit.
Në Jemen ku paqëndrueshmëria politike ka mbizotëruar për një kohë të gjatë, po ndodhin përplasje midis Huthive dhe forcave të lidhura me qeverinë.
Huthit kanë kontrolluar kryeqytetin Sana dhe disa rajone që nga shtatori 2014 ndërsa forcat e koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite kanë mbështetur qeverinë e Jemenit kundër Huthive që nga marsi 2015.
Huthit e mbështetur nga Irani shpesh shënjestrojnë rajonet jugore të Arabisë Saudite me raketa balistike dhe me dronë.