Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Arben Gashi, i emocionuar mbase nga pjesëmarrja e qytetarëve në takimin elektoral të LDK-së në Komuna e Vitisë, ka publikuar disa foto nga kt tubim, shkruan Kosova Post.
Gashi, ndonëse i impresionuar nga tubimi, nuk ka dhënë ndonjë detaj tjetër përveçse e ka përshkruar fushatën e LDK-së si një ‘tërmet’ në Viti.
“Kur është fjala te sheshet, Vitia i dridh sheshet e edhe kundërshtarët”, ka shkruar Gashi në Facebook.