Partia Socialdemokrate e Kosovës (PSD), sot ka zhvilluar një aksion simbolik para Ministrisë së Shëndetësisë, raporton Kosova Post.
Me këtë rast, PSD ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të shëndetësisë Arben Vitia.
Para objektit të kësaj ministrie PSD ka vendosur një shiringë në të cilën shkruan “Dorëheqje”.
Sipas aktivistëve të PSD-së, meqë ministri nuk po mund t’i sigurojë vaksinat anti-covid, ai duhet të dorëhiqet./KosovaPost/