Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar si zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrrin, njofton Kosova Post.
Kurti i ka uruar zëvendësministrit Vokrri suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij.
Vokrri, me profesion, është specializant e Kardiologjisë në QKUK.
Ai është Këshilltar Komunal në Komunën e Prishtinës dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së.