Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së Enver Hoxhaj, ka paralajmëruar se do të ketë edhe tri aderime të reja në këtë parti, të cilat ai i ka cilësuar si befasi për opinionin, shkruan Kosova Post.
Në konferencën e mbajtur për media sot, ai ka njoftuar se Ardian Kastrati aderon si pjesëtar i listës së PDK-së për të qenë deputet i ardhshëm i Kuvendit të Kosovës.
Hoxhaj ka folur për jetën e tij profesionale, ku ka treguar se ai është një profesor në shkencat politike në Universitetin e Prishtinës, analist politik, këshilltar në Ambasadën amerikane etj.
“Ardhja e tij në Partinë Demokratike të Kosovës, si një njeri i rezistencës aktive, si një student është ardhje e natyrshme, meqenëse PDK-ja është një parti e cila është themeluar prej ushtarëve të UÇK-së dhe prej të ish-burgosurve politik dhe është një parti e drejtuar prej intelektualëve dhe profesorëve dhe ardhja e tij ne partinë tonë duhet të shihet në këtë kontekst” ka thënë Hoxhaj.
Ky aderim nuk është thjeshtë aderim i një emri dhe i një mbiemri por është hapje e PDK-së dhe aleancë e PDK-së.
Hoxhaj i ka uruar mirëseardhje Kastratit në parti.