Dje u mbajt Kuvendi i bjeshkatarëve dhe alpinistëve të Kosovës. Në Kuvend morën pjesë 22 shoqata/klube anëtare me 35 delegatë nga mbarë Kosova.
Kuvendi mbajti zgjedhjet e rregullta sipas ciklit olimpik për Kryetar të Federatës, nënkryetarë, anëtarë, Këshillin mbikëqyrës dhe Gjykatën e nderit.
Kryetari e hapi Kuvendin dhe ftoi për një fjalë rasti Kryetarin e Komiteti Olimpik të Kosovës z. Besim Hasani (i cili ishte edhe në cilësinë e monitoruesit të mbarëvajtjes së Kuvendit) dhe Kryetarit të Nderit z. Ejup Maxhera. Pastaj lexoi para kuvendarëve fjalën e rasitit të të ftuarëve në Kuvend por që nuk kishin mundësi të vinin: Aleksandër Bojaxhi, Xhimi Begeja, Artur Guni dhe Abdurahim Abdushi.
Pas verifikimit të delegatëve, kryetarët e shoqatave/klubeve anëtare të Federatës e thane nga një fjalë rasti për të delegatët dhe të ftuarit në Kuvend.
Kryetari prezantoi raportin e punës dhe financiar për vitin 2019 dhe 2020. Raportet u miratuan njëzëri.
U prezantuan ndryshimet e propozuara statutore dhe u hap diskutimi për plotësimin/miratimin e tyre.
Ndryshimet statutore të miratuara njëzëri nga delegatët në Kuvend:
-Përbërja e anëtarëve të kryesisë të ketë përfaqësim gjinor jo më pak se 30% të gjinisë femërore.
– Kryesia të ketë Kryetarin, dy (2) nënkryetar dhe tetë (8) anëtarë.
– Anëtarët e Kryesisë mund të zgjedhen për mandate të njëpasnjëshme deri në më së shumti tri (3) mandate.
– Mandati i Kryetarit/es prej 4 vjetëve të jetë (1+1).
Delegatët vendosën që për propozimin e përfaqësimit të barabartë të shoqatave/klubeve në kryesi nga tërë territori Kosovës të vendoset në Kuvendin tjetër.Pas këtyre ndryshimeve statutore u ftuan dy kandidatët për Kryetar të prezentojnë programin e tyre për udhëheqjen e komunitetit në katër (4) vitet e ardhshme. Gara për kryetar e më shumë se një kandidati paraqiti një domethënie të rëndësishme duke ngritur nivelin e demokracisë zgjedhore.
Pas votimit me vota të fshehta u zgjodh kryesia e re e Federatës:
– Arianit Nikçi, Kryetar
– Teuta Bicaj, nënkryetare
– Sadik Shporta, nënkryetar
– Donika Matoshi, anëtare
– Gani Syla, anëtar
– Deni Hameli, anëtar
– Nol Krasniqi, anëtar
– Masar Kabashi, anëtar
– Besnik Dujaka, anëtar
– Gëzim Deliu, anëtar
– N.N., vend i rezervuar për një anëtare të gjinisë femrore që delegatët ja besuan kryesisë se re dhe kryetarit të vendos.
Gjykata e Nderit:
– Florentina Hoti
– Luljeta Krasniqi
– Gezim Konjusha
Këshilli Mbikqyrës:
– Bekim Gaxherri
– Vehbi Tahiri
– Shqipe Mula
Kuvendi u përmbyll me ndarjen e mirënjohjeve me motivacionin “për rrugëtimin tuaj me bjeshkatarët dhe alpinistët e Federatës”.
Me këtë rast, falenderojmë Kryetarin e KOK, z. Besim Hasani për pjesëmarrjen dhe monitorimin e punës dhe procesit zgjedhor në Kuvend, z. Ejup Magjera Kryetarin e nderit të Federatës, kryetarin e Federatës Shqiptare të Alpinizmit dhe Turizmit Malor z. Artur Guni dhe Arben Shatin që na nderuan me ardhjen e tyre nga Shqipëria.
Falënderimet dhe urimet e përzemërta për të ftuarit si mbështetës të parezervë dhe pashterrshëm në zhvillimin e bjeshkatarisë dhe alpinizmit të cilët nuk patën mundësi të ishin me ne në Kuvend: Aleksandër Bojaxhiu, Xhimi Begeja, Abdurrahim Abdushi, Mrika Nikçi dhe Uta Ibrahimi!
Kryetarit të ri dhe kryesisë së re – suksese në zhvillimin e mëtutjeshëm të bjeshkatarisë dhe alpinizmit dhe në bashkpunimin rajonal e ndërkombëtar me komunitetin bjeshkatar dhe alpinist!