Një turist e ka incizuar me kamerë telefoni një ari të zi, teksa përpiqej ta tërhiqte lartë një shpati, një derr të egër, raporton Kosova Post.
Nuk dihet me saktësi se ku është realizuar incizimi, por turistët flasin në gjuhën angleze.
Duket që personi i cili e ka incizuar aktin, nuk ka qenë i vetëm në veturë, të cilën e ndalin pranë rrugës, meqë në video dëgjohen edhe zëra të tjerë. Madje, duket që ka pasur edhe fëmijë.
“Kjo është e pabesueshme, kjo është çmenduri!” – dëgjohet teksa thotë njëri prej tyre.
Klithmat dëshpëruese të derrit dhe gulçimet e ariut, dëgjohen fare qartë.
Incizimi është bërë nga dritarja e veturës, transmeton Kosova Post.
Për më shumë, shihni videon:
Krejt në fund, duket që ariu rraskapitet në përpjekjet e tij për ta tërhequr sipër shpatit të malit, derrin, andaj e lë të paralizuar në fund të një përroi./KosovaPost/