Forcat armene bënë shkelje të armëpushimit në rajonin e Karabakut Malor, transmeton Kosova Post.
Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit njoftoi se pala armene ka ndërmarrë veprime provokuese dhe ka bërë shkelje të armëpushimit në territorin që Azerbajxhani ka shpëtuar nga pushtimi.
Në deklaratë thuhet gjithashtu se përgjigja e nevojshme u dha nga Forcat e Armatosura të Azerbajxhanit dhe se armëpushimi aktualisht po respektohet.
Suksesi i operacionit të Ushtrisë Azerbajxhanase për të shpëtuar territorin e saj në Karabakun Malor nga pushtimi, nisur në 27 shtator, e detyroi Armeninë të nënshkruajë një armëpushim më 10 nëntor./trt