Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit njoftoi se 50 ushtarë bien dëshmor si pasojë e provokimeve armene në kufi, transmeton KosovaPost.
Në deklaratën e bërë nga ministria, thuhet se mëngjesin e 13 shtatorit, ushtria armene ka kryer një sulm tinzar në drejtim të kufirit me Azerbajxhanin në Dashkesen, Kelbajar, Laçin dhe Zangilan.
Në deklaratë thuhet se kanë rënë dëshmorë 42 ushtarë të ushtrisë së Azerbajxhanit dhe 8 ushtarë të Shërbimeve Shtetërore Kufitare, gjithsej 50 ushtarë.
“Gjaku i dëshmorëve nuk do mbetet në tokë”
Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev gjithashtu shprehu ngushëllimet e tij për popullin e Azerbajxhanit, familjet dhe të afërmit e dëshmorëve në llogarinë e tij në Twitter.
“Armenia shkeli armëpushimin, dhe gjaku i dëshmorëve nuk do të mbetet në tokë,” tha Aliyev./KosovaPost/.