Avioni me ndihmat mjekësore që Turqia dërgoi në Venezuelë për luftën kundër epidemisë së llojit të ri të koronavirusit (COVID-19) mbërritën në kryeqytetin Karakas, transmeton Kosova Post.
Sipas deklaratës së bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme, ministri Jorge Arreaza së bashku me ambasadorin e Turqisë në Karakas, Shevki Mutevellioglu dhe ministrin e Shëndetësisë së Venezuelës, Carlos Alvarado pritën në Aeroportin Ndërkombëtar “Simon Bolivari” aeroplanin gjigant të transporti tip “A 400M” të Forcave të Armatosura Turke.
Në fjalimin e mbajtur këtu, Ambasadori Mutevellioglu tha se ndihmat mjekësore u përgatitën me urdhër të Presidentit Recep Tayyip Erdogan.
Ai nënvizoi vëllazërinë ndërmjet dy vendeve dhe shtoi: “Turqia është e gatshme të ndihmojë Venezuelën tani dhe në të ardhmen nëse është e nevojshme.”
Edhe ministri Arreaza tha: “Për luftën kundër COVID-19 po marrim në dorëzim 15 ton materiale. I jemi mirënjohës Presidentit Recep Tayyip Erdogan, popullit dhe qeverisë turke”.
Ai tërhoqi vëmendjen në solidaritetin ndërmjet dy vendeve dhe shtoi: “Madhështia e popujve nuk matet me potencialin ekonomik por me kapacitetin e solidaritetit dhe Turqia është një shembull për këtë”.
Ministria e Mbrojtjes Kombëtare bëri një deklaratë në “Twitter” në lidhje me këtë dhe deklaroi se letra që Presidenti Recep Tayyip Erdogan i dërgoi Kryetarit ë Shtetit të Venezuelës, Nicolas Maduro me avionin e ndihmave, iu dorëzua autoriteteve venezuelase.trt.