Arrestohen 3 kosovarë në Gjirokastër

Arrestohen 3 kosovarë në Gjirokastër

Tre kosovarë janë arrestuar nga Policia e Shtetit në Gjirokastër pasi të njëjtit kanë paraqitur dokumente që dyshohet të jenë të falsifikuara.

“Nga shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin në Gjirokastër, u arrestuan në flagrancë shtetasit Kosovarë: A.K, 23-vjeç, banues në Prizren, Z.Sh, 37 vjeç, banues në Suharekë dhe V.I, 24 vjeçe, banuese në Ferizaj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shtetasit e mësipërm u arrestuan pasi në dalje të Republikës së Shqipërisë kanë paraqitur leje qëndrimi zvicerane, të cilat dyshohen se janë të falsifikuara.

Sipas policisë, kosovarët do të ndiqen penalisht për falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave, parashikuar nga neni 189, i Kodit Penal. io

You may also like

Zuckerberg: Myslimanët do të kenë përherë përkrahjen e Facebook-ut

Marck Zuckerberg, themeluesi i rrjetit më të madh