Dy persona kanë përfunduar në pranga të Policisë së Kosovës për shkak të dyshimit të kontrabandimit me kafshë.
Të arrestuarit janë kapur në dy raste të ndryshme, njëri në fshatin Ramijan komuna e Vitisë, i cili dyshohet se në rimorkion e tij kishte ngarkuar 57 krerë dele, për të cilat nuk posedonte dokumente.
“Njësitë patrulluese të drejtorisë rajonale kufitare (DRK-Lindje) në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e paligjshmërisë kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në teren. Si rezultat i kësaj, në rastin e parë sot me datë 06.07.2022, rreth orës 17:10 në fshatin Ramijan komuna e Vitisë, bazuar edhe në analizën e riskut dhe informacioneve inteligjente të bëra nga ana e njësive të policisë kufitare është arritur të identifikohet automjeti kamionin e Mercedes Benz me targa kosovare të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar me iniciale (H. K), viti i lindjes 1971”, bënë të ditur policia.
Gjatë kontrollit zyrtaret policor kanë vërejtur se i dyshuari në rimorkio kishte të ngarkuar pesëdhjetë e shtatë (57) krerë dele për të cilat nuk posedonte kurrfarë dokumenti përkatës.
Po ashtu edhe rasti i dytë ka ndodhur më komunën e Vitisë. Një 48 vjeçar ka përfunduar në pranga të policisë në fshatin Pozhoran rreth orës 17:45.
“Në rastin e dytë, po ashtu sot rreth orës 17:45 në rrugën Viti-Pozhoran, komuna e Vitisë, është arritur të identifikohet automjeti kamionin e Mitsubish me targa kosovare të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar me iniciale (M. B), viti i lindjes 1974. Gjatë kontrollit zyrtarët policor kanë vërejtur se i dyshuari në rimorkio kishte të ngarkuar gjashtë (6) krerë gjedhe (lopë) për të cilat nuk posedonte dokumente përkatëse”, thuhet në njoftim.
Kafshët sipas policisë, dyshohet të jenë futur në territorin e Republikës së Kosovës përmes rrugëve ilegale nga Republika e Maqedonisë se veriut.
Këto raste janë në proces të trajtimit nga njësitet policore kufitare nga drejtoria rajonale kufitare-Lindje në bashkëpunim me Prokurorinë përkatëse, Inspektorët e AVUK-ut dhe Doganën e Kosovës.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ruajtjen dhe menaxhimin efikas të kufirit shtetëror, parandalimin e kontrabandës dhe krimit, në veçanti operacione të vazhdueshme policore po ndërmerren dhe do të ndërmerren në parandalimin dhe kontrabandimin e mallrave në përgjithësi.