Dy persona të kërkuar janë arrestuar nga policia në Ferizaj, për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.
Në njoftimin e policisë thuhet se të arrestuarit janë F.H. 27 vjeçar dhe A.H. 33 vjeçar.
“Pas kompletimit të dokumentacionit, të njëjtit dërgohen në vuajtje të dënimit. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës, ndaj personave që ende nuk ju kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës” thuhet në njoftimin e policisë.