Janë arrestuar katër persona në Skenderaj për shkak se organizuan lojëra të fatit.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se arrestimi i tyre ka ndodhur pas bastisjes së katër lokaleve.
“Njësiti i DHKEK, ka bastisur katër lokale, pronë e katër të dyshuarve meshkuj kosovarë, nën dyshimin se në të njëjtat kanë ushtruar – organizuara lojëra të fatit (veprimtari ilegale) ku si prova materiale janë sekuestruar: dhjetë shtëpiza të kompjuterit, dhjetë ekrane të televizionit, tri aparate të tiketave, disa tiketa të lojërave të fatit, 215€ para”, njofton policia.
Sipas raportit dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt si dhe rasti po vazhdon të hetohet.