Policia e Kosovës, ka dhënë detaje lidhur me aksionin e djeshëm dhe arrestimin e katër punëtorëve të Telekomit.
Në raportin e policisë, thuhet se tri femra dhe njëmashkull zyrtarë në Telekomi , dyshohet se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare gjatë marrëveshjes për shfrytëzimin e hapësirave për reklama.
“Janë arrestuar tri femra dhe një mashkull zyrtar në Telekomin e Kosovës, nën dyshimin se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare gjatë marrëveshjes për shfrytëzimin e hapësirave për reklama lidhur në mes të Telekomit dhe një kompanie, me ç’rast i kanë mundësuar të dyshuarit-pronarit të kompanisë përfitim të kundërligjshëm prej 106.000 euro. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa pronari i kompanisë është në kërkim policor”, thuhetnë raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.