Tre persona janë arrestuar sot nga policia, ata dyshohet se kanë kryer veprën penale “vjedhja e rëndë”, transmeton Kosova Post.
Të dyshuarit kanë vjedhur mjete dhe pajisje të ndryshme nga një shtëpi në fshatin Henc të Fushë Kosovës.
Ata janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Policia me këtë rast e kanë identifikuar edhe të dyshuarin e katërt.
Njoftimi i plotë:
Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje të rëndë.
Prishtinë, 27 shtator 2022 – Policia e rajonit të Prishtinës respektivisht stacionit policor të Fushë Kosovës, sot kanë tre të dyshuar lidhur me vjedhjen e mjeteve dhe pajisjeve të ndryshme në nga një shtëpi në fshatin Henc të komunës së Fushë Kosovës.
Të dyshuarit;
· A. O. 32 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës,
· A. T. 22 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës,
· L. I. 21 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës,
pas arrestimit me aktvendim mbi ndalim të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar një hetim për rastin vjedhje e rëndë.
Si vijimësi e veprimeve hetimore është identifikuar edhe i dyshuari i katërt i cili aktualisht është në arrati, porse policia po ndërmerr veprimet e nevojshme operativo- hetimore për lokalizimin e vendndodhjes së tij.