Është raportuar se policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për fajde
Ngjarja ka ndodhur në Pejë dhe rasti po vazhdon të hetohet, transmeton Kosova post.
Pejë (NN) 15.09.2021 – 13:00. Nga njësiti i hetimeve pran Drejtorisë për hetimin e krimit të organizuar lidhur me veprat e cekura në dy lokacione në flagrancë janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Gjatë arrestimit te të dyshuarit janë gjetur mjete financiare – para të gatshme të cilat viktima i kishte paguar këste për fajde. Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: 3300 (tremijë e treqind) euro para të gatshme, dy pistoleta, një pushkë e gjuetisë, 89 fishek, dy vetura si dhe dokumente të ndryshme relevante për rast. Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë./KosovaPost/