Dje rreth orës 15:15 në qytetin e Vushtrrisë, Policia ka arrestuar një person i cili raportohet se ka vjedhur një motor-sharrë, raporton KosovaPost.
Sipas informacioneve të para nga Policia e Kosovës, bëhet e ditur se me të marrë informatën Policia ka dalur në terren dhe ka arrestuar personin e dyshuar.
Pas arrestimit i është konfiskuar motor-sharra, ndërsa i dyshuari është intervistuar nga Prokurori.
Me vendim të prerë nga Prokurori i Shtetit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./KosovaPost/