Një 43 vjeçar i kërkuar nga Gjykata e Gjilanit për të vuajtur dënimin prej 4 muajsh për mashtrim ka përfunduar sot në prangat e Policisë së Gjilanit, raporton Gazeta Sinjali.
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njofton se sot me 3 tetor 2022 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin e kërkuar A.I. i lindur më 1979.
Sipas policisë ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan për veprën penale mashtrim me dënim burgimi prej 4 muajsh.
“Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit’, njofton Policia.