Përmes një komunikate për media, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Prishtinë për veprat “Dëmtim prone, vjedhje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje”, transmeton Kosova Post.
Policia ka bërë të ditur se në koordinim me prokurorin e shtetit dhe Gjyqtarin e Procedurës paraprake, nga hetuesit policor është kryer një kontroll/ bastisje në shtëpinë e të dyshuarit M. C . mashkull, 48 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilit kanë arritur të gjejnë dhe sekuestrojnë:
-Paisje të ndryshme për modifikim/prodhim të çelësave,
-18 çelësa të modifikuar, paisje të ndryshme që dyshohet që janë përdorur për kryerjen e veprës,
-një pistoletë me gaz “Walter”
-dy armë metali shkrepsë,
-dy thika për të cilat edhe është hapur rast si “Posedim i paautorizuar i armës” etj.
Në njoftim thuhet se, personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale, para se rasti të procedohet më tej.