Mason Greenwood, i cili luajti për Manchester United, një nga skuadrat e Premierligës angleze, u arrestua pas akuzave në rrjetet sociale, transmeton KosovaPost.
Policia e Mançesterit tha në një deklaratë se futbollisti i Manchester United, Mason Greenwood, 20-vjeçar u arrestua pas akuzave në rrjetet sociale se një grua ishte përdhunuar dhe dhunuar fizikisht nga Mason Greenwood.
Sipas lajmeve në shtypin britanik, fotot, video dhe regjistrimet audio të postuara në rrjetet sociale nga ish e dashura e Greenwood janë fshirë pas një kohe të shkurtër.
Klubi i Manchester United, i cili bëri deklarata për këtë temë, deklaroi se ndaj Greenwood ishte hapur një hetim dhe se lojtari anglez nuk do të lejohej të ushtrohej dhe ndeshjet gjatë kësaj periudhe./KosovaPost/.