Në kuadër të raportit 24 orësh, Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se është arrestuar një grua në Gjakovë, pasi e njëjta e ka kanosur një burrë, transmeton Kosova Post.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, e mitur për shkak se pas një mosmarrëveshje kishte kanosur viktimën mashkull kosovar. Tek e dyshuara gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një thikë”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.