Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar, i cili ka shtënë me armë zjarri ndaj një personi që mbeti i plagosur sonte në rrugën “C” në Prishtinë, përcjell KosovaPost.
Sipas policisë, i arrestuari është A.M 34 vjeçar, i cili me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.
“Ka qenë reagimi i shpejtë i njësiteve policore ai që ka mundësuar identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar. Personi i dyshuar është A.M, mashkull, 34 vjeç, me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.
Ndryshe, sonte rreth orës 18 :30, në rrugën “C” në Prishtinë, një person është sulmuar fizikisht.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Bazuar në të dhënat e deritanishme të policisë, në këtë rast lëndime trupore ka pësuar një person , i cili është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Policia bën të ditur që hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast.