Shtetas nga Kosova, gjegjësisht nga Prishtina, është arrestuar në Shëngjin.
Policia shqiptare ka bërë të ditur se 26-vjeçari E.B., nga Prishtina, është arrestuar pasi në çantën e tij janë gjetur doza me lëndë narkotike, e dyshuar për “cannabis sativa’.
“Arrestimi i tij u bë pasi në vendin e quajtur ‘Kryqëzimi i Lapidarit’, Shëngjin, forca e posaçme ‘Shqiponja’ gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin, në të cilin ky shtetas ishte pasagjer, në çantën e tij ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike, të dyshuar ‘cannabis sativa’”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Lezhë.