Është arrestuar një person në Pejë, pasi nuk e ka respektuar orarin e lëvizjes dhe nën ndikim të alkoolit i ka sulmuar dy zyrtarë policor.
Policia në raportin 24 orësh, bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në objektin e stacionit policor në Pejë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk e ka respektuar orarin e lëvizjes dhe nën ndikim të alkoolit, në objektin e stacionit policor në Pejë i ka sulmuar fizikisht dy viktimat (zyrtar policor). Viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari ma vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Tutje, përmes këtij raporti, policia bën të ditur se rasti po vazhdon të hetohet.