Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bën të ditur se është arrestuar një person në Prizren, pasi kishte shkaktuar dhunë fizike ndaj nënës dhe babait të tij, transmeton KosovaPost.
Viktimave u është ofruar tretman mjekësor.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, thuhet tutje në njoftim.