Në Rusi, grupet aktiviste po raportojnë se një prift që mbajti një predikim kundër luftës të dielën është arrestuar dhe do të përballet me një gjykatë më vonë sot.
Gazetari i BBC, Andrey Zakharov, raportoi se At Ioann Burdin u arrestua menjëherë pasi ai bëri një predikim në një kongregacion të vogël në fshatin Karabanovo.
Ai kishte predikuar kundër luftës, u kishte përshkruar vendasve granatimet dhe shkatërrimet e vazhdueshme në qytetet ukrainase, dhe gjithashtu kishte shpërndarë imazhe kundër luftës dhe një peticion në faqen e internetit të famullisë.
Policia e ka akuzuar atë për “diskreditim të përdorimit të Forcave të Armatosura” – një vepër penale e krijuar nga Duma e Shtetit të Rusisë javën e kaluar.
Që nga fillimi i luftës, ka pasur një shtypje brutale të aktiviteteve të protestës në Rusi, ku pavarësisht rreziqeve mijëra njerëz ende po dalin në rrugë në dhjetëra qytete për të protestuar , përcjell Klankosova.tv. Më shumë se 13 mijë njerëz janë arrestuar deri më tani, duke përfshirë mbi 4 mijë e 600 të dielën, thonë gjurmuesit lokalë të OJQ-ve.