Përmes raporti 24 orësh, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një 33 vjeçar nga Maqedonia e Veriut, Z.A, pasi i njejti dyshohet se ka mashtruar një 30 vjeçar kosovar, A.R, duke ia marrë 3600 euro në këmbim të rregullimit të dokumenteve të udhëtimit, transmeton Kosova Post.
Policia u informua se rasti i mashtrimit ndodhi në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, njofton Klan Kosova.
Ai u shoqërua në stacionin policor në 41
]a-09876543dhe pas intervistimit nga Njësia e Hetimeve dhe me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.