Greva e minatorëve të Trepçës e cila zgjati mbi 10 ditë është ndërprerë mbrëmë pas mesnatës pas një marrëveshje që është arritur.
Ndryshe, minatorët e ndërmarrjes “Trepça”, kanë hyrë në grevë më datë 24 tetor, duke bërë që gjatë këtyre ditëve disa grevistë të kërkojnë edhe ndihmë shëndetësore.
Kërkesa të minatorëve ishin që pagat t’u dalin me kohë, të ketë përmirësim të kushteve të punës, sigurime shëndetësore dhe shkarkim të menaxhmentit.


























