Arsenali po bën gjithçka për të fituar garën për transferimin e sulmuesit të Real Madridit, Marco Asensio.
Sipas medieve britanike, ‘Topçinjtë’ po insistojnë që të firmosin me reprezentuesin spanjoll.
Asensio është në bisedime me Realin për rinovimin e kontratës së re, po ai është i vetëdijshëm se nuk e ka të sigurt një vend në ekipin e parë të Carlo Ancelottit.
26-vjeçari është i etur për të zhvilluar sa më shumë ndeshje në mënyrë që të jetë në formë sa më të mirë për Kupën e Botës ‘Katar 2022’ që nis më muajin nëntor./rtk
Arsenali është klubi që po tenton që ta bëjë të vetin spanjollin, edhe pse kërkohet edhe nga disa klube tjera evropiane përfshirë AC Milan dhe Manchester Cityt.