Asambleja e Përgjithshme e OKB-së pranon rezolutën që kërkon mbrojtje për palestinezët

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së pranon rezolutën që kërkon mbrojtje për palestinezët

Në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB) u pranua projekt rezoluta që kërkon mbrojtje për popullin e Palestinës.

Pas përpjekjeve intensive të Turqisë dhe me mbështetjen e Algjerisë, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së u mblodh në një seancë të posaçme për të diskutuar projekt rezolutën e Palestinës.

Në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, projekt rezoluta ndaj të cilës SHBA-të vendosën veton në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe e cila bën thirrje për mbrojtje për popullin palestinez, u shqyrtua sërish dhe u paraqit për votim.

Projekt rezoluta u pranua në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së me 120 vota, ku ndaj kësaj rezolute dolën kundër 8 shtete dhe 45 të tjera abstenim.

Në rezolutë kërkohet nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së që “të shqyrtojë në kohën më të shkurtër situatën aktuale, brenda 60 ditëve pas pranimit të rezolutës në fjalë të mbrojë civilët palestinezë që ndodhen nën pushtimin izraelit, të paraqesë një raport me shkrim, duke përfshirë rekomandimet për mekanizmat ndërkombëtare të mbrojtjes, si dhe të bëj ato që duhet bërë për sigurinë dhe mirëqenien”.

– OKB hedh poshtë propozimi i SHBA-ve për dënimin e Hamasit

AP-OKB hodhi poshtë propozimin e SHBA-ve, të cilat kërkuan që në projekt-rezolutën e cila bën thirrje për mbrojtjen e popullit të Palestinës të përfshihet edhe dënim i lëvizjes palestineze Hamas,shkruan aa. Propozimi i SHBA-ve nuk u pranua pasi nuk mori mbështetjen e nevojshme në AP të OKB-së.Kosova Post.

Related Posts

You may also like

Nesër në Prishtinë protestë për veturat

Përfaqësues të auto sallonëve në vend dhe dhjetëra