Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka prezantuar kandidaten e radhës për asamble në Kryeqytet, Adelina Fazliji.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
“Rrugëtimit tonë për Prishtinën po i bashkohet edhe Adelina Fazliji, aktiviste e devotshme dhe njëherit asambliste në Kuvendin Komunal. Adelina, rrjedh nga një familje e njohur nga Hajvalia”, ka njoftuar Haradinaj.
Njoftimi i plotë:
Rrugëtimit tonë për Prishtinën po i bashkohet edhe Adelina Fazliji, aktiviste e devotshme dhe njëherit asambleiste në Kuvendin Komunal.
Adelina, rrjedh nga një familje e njohur nga Hajvalia. Ajo na bashkohet në këtë garë me bindje të plotë për fitore, dhe me besim se bashkërisht Prishtinës do ja ofrojmë projektet dhe sukseset që do të mbahen mend gjatë!
Përvoja e Adelinës në qeverisjen komunale, i jep vlerë të shtuar listës sonë për Prishtinën.
Suksese Adelina e na priftë e mbara!
#eparaPrishtina