Përpilimi i listës së më të pasurve monetar për vitin 2021, ka shënuar edhe edicionin e 35-të me radhë të listës së Forbes, e cila sot është adresa e parë e gjithë atyre që dëshirojnë të dinë kush janë janë më të pasurit e botës.
Për të katërtin vit me radhë, listën e më të pasurve të botës e kryeson themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, pasuria e të cilit vlerësohet me 177 miliardë dollarë.
E megjithëse pozitën e parë shumë shpesh ia ‘lëshonte’ Bezos, themeluesi i SpaceX dhe shefi i Tesla-s, Elon Musk, e siguroi pozitën e dytë, me 151 miliardë dollarë.
Pasuria prej 150 miliardë dollarëve, ka bërë biznesmenin, investitorin dhe koleksionuesin e artit nga Franca, Bernard Arnault, që të radhitet në pozitën e tretë të njerëzve më të pasur në botë.
Në pozitën e katër ndodhet Bill Gates, pasuria e të cilit shkon në 124 miliardë dollarë, ndërsa top 5-shi i më të pasurve sipas listës së Forbes përmbyllet nga Mark Zuckerberg, pasuria e të cilit vlerësohet me 97 miliardë dollarë.